Çiltërsia – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Çiltërsia
Në zëëmbël
në ninullë që këndohet
përkundet çiltërsia
nuk preket
nuk gjykohet
mes lulebardhave
të pafajsisë
aromëqeshurën shpërndan.
Hamendësive i rri larg
për të mos rrëmuar
në kotësinë boshe
në vakum pa ajër
hareja e saj s’ mund të mpikset.
Sa ngjan me prekjen e një foshnje
me çudinë e qeshjes
përgjithmonë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com