Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari
Kisha ëndërruar…. ( 2…vazhdon )
Vitet ikin, bashkë me to zveniten dhe ëndërrat
Bota siç duket, ka ndryshuar drejtim
Një drejtim, ku asgjëkundi s’ duket filli
Botë që çdo ditë, na mbërthen në zhgënjim !
Për një botë tjetër, kisha ëndërruar
Shumë më ndryshe nga kjo sot
Për një botë, ku të ndjeheshim më të lumtur
Një botë pa vuajtje, frikë e pa lot !
Ëndërr kisha, shkencën të ndarë nga politika
Po ashtu dhe politikën ndaj saj
Në se do të ruanin sejcila vlerat
Njerëzimi, nuk do të mbytej në lot e vaj !
Kisha ëndërruar për një botë, jo si kjo sot
Për një botë me nder e dinjitet
Një botë, ku të fitonte paqja mbi luftëra
Një botë, ku të vdisnin ëndërrat e luftërave për pushtet !
Kisha ëndërruar, vetëm “një” gjuhë të flitej në vendin tim,
“SHQIPJA” jonë rreze artë, as dhe një tjetër
Ajo të ishte gjuha e vëllazërim – bashkimit kombëtar
Gjuha e ndritur e rilindësve të vjetër !
Ju pershendes e mbare u shkofte dita te nderuar/ra mikesha e miq !
Copyright@Asllan Miftari
19 Mars 2021
Tirana – Albania