Pëlhurë e jetës mëndafsh e arë – Albina Ceka
Pëlhurë e jetës mëndafsh e arë.
Pëlhurë e jetës me lule shumë,
diellin me fije të arta vizatum.
Lule dele mëndafsh i bardhë,
lule dielli e verdhë gjith shkëlqim,
pëlhurë e jetës në shpirt të hynë.
Pëlhurë e punuar me delikatesë,
fije ndërthurur me shum kujdes
me trendafilat e kuq flakë në mes,
gjethet jeshille e ferrat krejtë,
vullkan i jetës nuk mund të vdesë.
Fije pa fund, ngjyra n’kombinim,
jetê pranverore plot e përlot gëzim,
kur e zeza me delikates hyn.
Pëlhurë pa klas,fijet ngatërruar,
kur e zeza gjthçka ka shkatërruar,
lulet njollosur e arta është mbuluar.
Pëlhurë e njollosur duhet ndërruar,
fijet mëndafsh duhen zevëndësuar,
fijet e arta duhen shpëtuar,
ngjyrë e kuqe zduhet mohuar.
Të fillosh fijet me lidh mbarë,
pëlhurë e jetës mëndafsh e arë.
Albina Ceka autore Albania
09/03/2021
Itali