August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Urime dhe Gëzuar Ditën Botërore të Poezisë!
*
Poezia!

Është pasion që buron nga shpirti i vërtetë, si magnet pas vetes të tërheq,
Të jep krahë të fluturosh në qiell,në yje, në male, fushë, si dallëndyshja kur kthehet nga shtegëtimi
në fole..

Kur shpirti merr flakë, shpërthen si vullkan, ujëvarë vargjet
rendit,
Si manushaqja kur mbin në ferrë, lajmëron pranverën, natyrën e gjelbër e bukuritë..

Poezia, çelës i pentagramit ku artisti, rapsodi këndon këngë e melodi,
Poeti në vargje shpreh dhimbshëm atë ç’far ndjen dhe heronjëve u thur
lavdi..

Pena shkruan pa frikë e ndrojtje për ç’far dëgjon e sheh,
Kënaqësi kur udhëton nëpër shkronja,
Dhe të zezën në letër e hedh..

Është një mrekulli për të gjithë lexuesit të emocionon,
Dhe sikur të duash të heqësh dorë, të zë dhe nuk të lëshon..

Ah, poezia si Diell tek ç’do poet ajo vjen,
Në të dyja jetët në vargje poetin aty e gjen,
Ashtu edhe mua më vjen si rreze në shpirt poezia,
Se aty shpalos talentin, dhe shkruaj për vuajtjet e hallet që
ka njerëzia..

Donika Meta Gjura! Autor!
Dt/21/03/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com