Te dua poezi – Florenca Rada

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Te dua poezi
Sot fjalet po i mbledh
Per ty, poezia ime.
Neper vargje do i hedh ,
Ne fletore ,vije mbas vije.
Cfar te shkruaj me pare,
Ne kujtimet e pa harruar’
Qe ne vegjeli me ty ,
Kam qene e dashuruar.
C’do gje te bukur,
C’do peisazh natyre,
Me lindi ideja ,
Ti lidh midis tyre.
Te shkruaj per bukurite e vendit tim
Dua te mos ndalem kurre.
Te shkruaj per miqesi e dashuri
Per shqipen ne flamure.
Te dua poezi
Moj e imja mbreterreshe,
Me jep frymezim ,
Edhe qe s’jam poeteshe.
Ne vargje hedh shqetsimet ,
Hedh cdo lumturi dhe
bukuri
Gjeta lirine e fjales
Te te shkruaj,ty moj poezi.
Fl.(Kape-Kolami)Rada
Parma Itali 21/3/2021.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com