Unë dhe poezia – Asllan Miftari
Unë dhe poezia
Poezi e bukura poezi !
Këmbëkryq ulemi e çiltër kuvendojmë të dy
Dhe orëve të dremitura të natës
Frymëzimin ma rrëmben, si me magji !
Unë të fle dua, ti zgjohu më thua
A nuk më dashuron ti vërtetë mua ?
Zgjohu ! – tani është koha, bukur për të shkruar
Dhe hëna hedh sy e vështron gëzuar !
E bukura poezi, “kuçedër” e pangopur si gjithënjë
Ti kërkon nga unë, vargje kristal si lumë
Ndonjëherë vargje dhe me nxitim,
Vargje për të shpejtin dedikim !
Me endje i thur vargjet, obligim kam për ty
Hape portën, brenda dua të hyj tek ti
Në kopshtin tënd aromatik, plot ndjesi
Mbushur me gonxhe, dashuri e plot fantazi !
Moj e bukura poezi, unë botën sjell tek ti
Këngët e bukura të zogjve, bilbilëve pa mbarim
Jehonën e motrave dhe vëllezërve në mërgim !
Botën e së ardhmes, ku një ditë dielli ndrin !
Ti sjell botën e shkencës, artit e kulturës
Gjithçka sjell tek unë e pres me pa durim
Ti sjell pranverën e bukur, jehonën e këngëve
Ti sjell botën ëndërrave në shpirtin tim !
Me vargjet e thjeshta, rrjedhur si ujvarë
Dashuri shpreh, shpresë pa mbarim
Ditë e natë këndoj për djemtë e vajzat e bukura
Për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tim !
Poezi e bukura poezi
Të dashuruar të mbetemi unë e ti
Përmes vargjeve të mia e arterieve të tua
Njerëzimit, botës ti falim dashuri !
.
Urime ditën botërore të poezisë të nderuar miq !
Copyright@Asllan Miftari
21 Mars 2021
Tirana – Albania