August 10, 2024

Dimër në pranverë – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dimër në pranverë.

Çudi…dimër në pranverë,
Qielli nxirë,me re mbuluar,
unë në pritje…si përherë,
ti gjendesh diku larg,i harruar.

Bie shi,Qielli sikur rënkon,
ethshëm nga e njëjta plagë,
në shikim të thellë,ty të kërkon,
zemër në pasion që ndizet flakë.

Nëpër shi,trupi lëshon vlagë,
gjallëron,mbushet me freski,
kërkon të arrij te shpirti binjak,
nëpër ëndrra,imazh mbetesh ti.

Ecën shpejt,në ritmin e stërvitjes,
kërkon me mall të pushtoj përsëri,
të përqafoj,të nxjerr mallin e pritjes,
buzë prush,e ndrojtur,në brishtësi.

Dimër në pranverë,për çudi,
më kot endem në imagjinatë,
retorikë e heshtur…më je ti,
panoramë bosh,imazh i thatë !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.23.03.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com