August 4, 2024

Përhumbja – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga mot gëzuar Ditën Botërore të Poezisë lexues e Poetë të dashur!
Në respekt e nderim të poetëve që nuk jetojnë mes nesh.
Poezia lind me shpirtin, shkruhet me lotin e gëzimit e te dhimbjes,përjetësohet bashkë me të!
Zoica

Përhumbja

Përhumben retë nëpër qiell
në refleksin e përhumbjes time
në ngjyra dritën dua të përciell
në rrymën e shpirtit prej botës sime.

Ja që kështu jam unë
të fshij vuajtjen në ballin e dërsirë
që fytyra njerëzore të qeshë
në thyerje prizmash rrezesh.

Pak më shumë oksigjen
në mushkëritë e lodhura të jetës në frymëmarrje të thella
që çfryjnë inatet
pengjet ti mbledh në
grushtin e kohës
nëpër ringje padrejtësish.

Po kujt t’ja tregoj forcën më përpara?
Fatit?
Në engjëll lindje?
Jo!
Po kujt?
Tregomani….. shpejt…

Jam akoma duke shtërnguar nofullat në pafajsinë e drejtësisë së vetvetes.

Mos u fshihni!
mos u friksoni!
mos përgjoni!

Në lirinë e vargut tim gërmëartat dridhen nga stuhitë
thërrasin në grintën poetike
dallgëdetet për ti qetësuar
para përplasjes së bregut
në muzikë valësh të përhumbemi.

Zoica Gjolla Popi
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com