Do të fluturoj mbi vreshta – Valbona R. Hadri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Do të fluturoj mbi vreshta
E di
Në shpirtin tënd gjithmonë do të jam
Unë i kam përvjel mëngët dhe betohem
Një lule e zezë çelur në gjoksin tim
Do të joshet me dashurinë tënde
Me fjalët tua kushtuar një gruaje.
E unë dua të puth lulën e gjoksit
T’i jap puthjen e bekuar nga Zoti im
Dua të shndërroj egërsinë në ëmbëlsi
Të mbes e ëmbël siç jam në sy.
E di
Ti më do të ëmbël të rrushtë
E till do të flururoj mbi vreshta
Në shpirtin tënd gjithmonë do të mbetem.
Nuk e prisja të shëmtuarën ditën e nuseve
Doja të isha nënëloke e rrethuar me zemrat e zemrave
Të flutoroja bashkë me rritën e tyre.
Valbona R. Hadri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com