Pamja jote sjell pranverë – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pamja jote sjell pranverë
Dil moj flutur dhe një herë
Dil moj dil se më çmënde
Jam poshtë dritares tënde
Dil moj dil
Se erdhi prilli
Po këndon edhe birbili
Dielli madh sa ka lerë
Mbi ballko rrezet ka hedhë
Dil dhe ti
Për kokën tënde
Dil moj dil
Se më çmënde
Dole ti në rreze dielli
Mua mu verbua syri
E çma prishe këtë mëndje
Do të vij të puth me ëdje
Kangjellat do ti kaptoj
Të shikojë kush të dojë
Do shijoj fytyrën tënde
Bëhu imja se më çmënde
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com