August 5, 2024

Unë jam! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë jam!

Edhe unë jam një grua
Kurr mallkimin nuk e dua!
Çfar do të them, janë e vërteta,
Dua jetën, më t’merron vdekja,

Dua t’jem si një ëngjëll,
S’më pëlqen të jem djallë
Si t’më vijē jetën e marrë,
Përse Zoti mua m’zgjodhi?
Të gjithë barën n’sup ma hodhi

Më tha: “Je zëvendës i imi”
Mbashtro jetën nga fillimi
Dua të jem për të tjerët mësimi
E fikë zjarrin, me ujë t’kulluar
Se më pëlqen t’jem e duruar

S’kam dëshirë të nxjerr vrerë
Z’dua urrejte nga të tjerë
Ëmbëlsi e kam fjalën
Jam e tillë, e do të mbetem
Mesë njerëzisë dua të tretem

Jam mbështeje e çdo krijese
Flasë me zemër e fjalë bese
Dua heshtjen ta përpijë
Fjalët e rënda i mbaj në gji

Zhurma kur nuk më pëlqeu
Brenda heshtja më mbërtheu
S’më pëlqeu kurr tradhëtia,
Dhe pse brenda fle mërzia
Jam e bukur, a e shëmtuar
Kështu njerëzit m’kanë duruar,

Dua te jem si shtojzavalle
S’di pse ndjehem kaq krenare!?
Here herë, turfulloj si furtuna,
Se ashtu ma deshti puna,

Me mua luan seksi tjetër
Mos i dukem plaçkë e vjetër!?
Emër burri, mos bën gafa!
Se për ty gruaja është qafa

Bën e z’bën çfar nuk bën
Të gjithë jetën ta çonë dëm
Jam mjalti i fëmisë
Jam regullatore e shtëpisë
Jam dhe çelësi i dashurisë

Jam si deti, qe s’ka dallgë
Por të tjerëve, s’ju hap plagë
Dëshirë kam, jetën t’ëmbëlsoj
Jam e zonja, po të dua të sfidoj

Hë, si jam a s’më thua!?
Unë e kam emrin grua
Mbjellë e shkulë me k’to duar
Mirë e keq, unë kam duruar.

Moza Reçi Shehi
Datë,25/03/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com