August 3, 2024

Këtu u lindëm – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Këtu u lindëm

Këtu u lindëm të gjithë,në këto troje
Në shtëpi përdhese , me edhe pa dritë
Nga një çull të dhirtë kishim për shtroje
Dhe zjarri me shkarpa na skuqte kërcinjtë

Nënat e shkreta , s’kishin ç’gatuanin
Rresht ,mbas njëri-tjetrit ishim,si vërsnikë
Një tigan trahana ,përmbi zjarr valonin
Dhe nga dy kafshata na jepnin përditë

Misërnikja ish në çdo shtëpi e vatër
Ashtu,përzhëlitur plot kongjinj e hi
Ndonjë filxhan qumësht ,kush mbahej me hatër
A kush ish çoban , me dhënë a me dhi

Dhe vitet kaluan , shpejt apo ngadalë
Kokën e kthej mbrapa,kujtoj ato ditë
Më duket si ëndërr ,dita më të zbardhë
Harruam nga erdhëm,na janë errur sytë

Sot kemi ngrit “stekën”,jemi “qytetarë”
Edhe “mendje shesim”se kemi “mend” shumë
O na martë lumi,ne si na ka marrë
Që shikojmë ëndërra, edhe kur s’flemë gjumë

Vlorë 27/03/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com