August 3, 2024

Përse shkruajmë ne poetët – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Përse shkruajmë ne poetët

Përse shkruajmë ne poetët?
Poetët në përgjithsi
Na thonë dhe me emrin e thjeshtë
Nga populli
Bejtexhiii

I duam ne njërzit tanë
Natyrën në përgjithsi
Ajo gjëja më e shrenjtë
Fjala e thjeshtë
Dashuri

Dashuria erotike
Është për çiftin një magji
Dhe të gjithë njerëzia
S’jetojnë dotë pa dashuri

Shumë probleme ka jeta
Bota është gjullurdi
Në mes hynë politika
Putana me histori

Gjithkush në stanin e tija
Kopeja kërkon bari
Rreth e rreth i vijnë qëntë
Se vjen ujku
Bën kërdi

Ashtu është me atdheun
Dhe ai kërkon bari
Grabitqarët rreth e rreth
Sejcili copën e tij

Ashtu ishim ne shqiptarët
Komb i madh për mrekulli
Gadishulli ilirik
Që nga kreta
Kroaci

Shkuan vite u shpërbëmë
Hyri grënja në shtëpi
Vate kokoshi një thelë
Dhelpëra do që ta përpi

Kështu është me të gjithë
Vëllai vllanë ka zilii
Edhe kur e ndan Babai
Gjithkush do pjesën e tij

Dhe më thoni ju të tjerët
Qëni leh në stan të tij
Dhe babai kur i ndanë
Prier nga njëri fëmijë

Kur ka pas ndarje të drejtë?
Kur ka pasur drejtësi?
Luani kur bëhet ndarja
Ka përdorë forcën e tij

Ata që mbeten të vegjël
Qoftë për popuj
Dhe njeri
I madhi është luani
Dy herë do pjesën e tij

Më pas vjen politikani
Lyen me ilaç të tij
Me politikë e dredhira
Dhe në fund me pabesi

Botë e ngatërruar shumë
Thonë se ka dhe perëndi
Pa më thoni më të thjeshtën
Fukarai pse mbërdhi?

Përse po shkruan poeti?
Shpirti i tija e di
Që të duashë njeriun
Natyrën në përgjithsi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com