August 3, 2024

Brënda jetës – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si thoni lexues e miqtë e mi?
Le ta bëjmë e një zbulim të librit të peste me poezi që po redaktohet nga prof. e Poeti i shquar Nexhat Rexha!

Poezi

Brënda jetës

Keqardhja kërkon
afshe psherëtimash
në pika loti
që s’mund të kapen nga rrezet për të shëndritur
fshihen të dyja.

Por unë të jam pranë
të zbuloj atë zë të fshehtë
të mbuloj me qeshjen
që mbeti tringëllimë në sytë e tu.

Në dridhjen tënde kapem unë
në mpirjen tënde
brënda çmpirjes time
në yshtje frymëmirë
përkëdhel zbehtësinë
që vjen e ikën.

Por unë do ta shtyj
do tregohem rrebele
brënda jetës
por në ngjyrat e saj të ndezura.

Mos të të vijë keq
lëre mëshirën jetime
pa keqardhje….
e kush e ka të sigurtë
gjithçka mund të ndodhë
brënda jetës.

Zoica Gjolla Popi
Albania
Angli
Dizenjo nga S. Corri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com