August 3, 2024

Fluturimin e fluturës të kujtojmë! – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fluturimin e fluturës të kujtojmë!

Flutura jetën e shkurtër e ka.
Fluturimi i saj është i lehtë mbi re,
ndoshta merr mëkatet e i largon nga ne.
Dukemi gjikand, të fortë para kesaj krijese,
por ajo ka, fluturimin e një përendeshe.

Kur sytë na errësohen e trupi na tradhëton.
E gjithë qënia jone se di nga shkon!
Dëgjojm por asgjë nuk kuptojmë,
dhimbje të fortë në gjoks provojmë,
trupi na lehtësohet, duket sikur fluturojmë.

Faqet na i freskon loti,që pikon
e në errësirë një dritë ndriçon.
Një flutur e bukur duket në horizont,
ajo merr dhimbjen tonë,
fluturim e largon.
Ne përmendemi mes vuajtjes mbijetomë.

Ngrihemi si të dehur, këmbët na tradhëtojnë.
Sodisim fluturimin e fluturës në horizont.
Ngopemi me bukuri lulesh e aromë,
qetësojmë shpirtin me flladin pranverorë.
Falenderojmë Zotin,që dhimbjen na largojë !

Nëpërmjet dhimbjes, rilindim më të mirë.
Vleresojmë botën,njerëzit çdo gjallesë.
Nga qielli ngrisim kokën me gëzim dhe pendesë.
Fluturimi i fluturës gjithmonë në kujtesë
e ushqen shpirtin,se lë më të vdesë.

Albina Ceka autore Albania
26/03/2021
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com