Në kaltërsinë e syrit tënd – Valbona R. Hadri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në kaltërsinë e syrit tënd
Sonte shoh botën përtej largësive
Në heshtjen time mbuluar lot
Buzë më buzë me kujtimet e së kaluarës
Shuaj mallin zë buzëqeshjen e kafshuar.
Unë, Heshtja dhe ti Baba
Bëjmë debatin e mbrëmjes së sotme
Shtrojmë kujtimet e trevjetorit tënd
Kur ike për të pushuar mes lulesh
Mbase edhe nën hijen e ndonjë kumbulle parajsore.
Pastaj shikohemi sy më sy
Si dikur tretur mallit të pashuar.
Unë çdo ditë flas me ty, baba
Me kaltërsinë e shikimit engjëllor
Thellësisht ndiej qëndrimit tënd
Qëndrim i ngrirë në përjetësinë e blertë.
Valbona Hadri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com