Bac’ te shnderruan ne Legjende – Shukrije Gashi
30 mars 2020
Bac’ te shnderruan ne Legjende
historia e pergjakur nuk eshte
perralle
meritat t’i pordhosen prapa pikturave
e muraleve ngjyrash klandestine
kujtuan u veshen me epoken e lavdise
Vrare me pahir Njeriun e luftetarit
flijimit per diten qe kurre do ta gezojme
nje zezone e kobshme mbi çatinë e Kosoves
qyqes i ka ba vend ç’moti
e sot Kali i Trojes hingelline padroje
neser kembekryq ne ball te oxhakut serish
Bac’ asnjehere je Legjende por shembull
si vdiset per Lirine qe çdo dite po zhvatet
e shitet ne therrime
A ka sy ky popull hije a mumje
roje e padijes e mizorise
shpirtit te robit nuk i hiqen lehte mekatet
e dembelise as uthulla e idhnimit Une
liria nuk blihet por fitohet
heshtja zuzare eshte roberia e blere
me therrime e sheshe te Lavdise
Heronjte u shnderruan ne Legjenda
e legjendat ne heronje kaubojesh
nje kozmetike trapiste qe bjerre njeriun
ne kembim trilli epik
Monstrumi i robit e njeh veç andrrën
deshirore historine Legjende
Bac’ as neser u Kry
Pandemia e Lirise tone eshte vetem Legjende
Popull i heshtjes dhe durimit
te marrte mordja per vrasjen me Kainin
Kurre e mesove hilen e mashtrimit…3