Gjithë dashuritë – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Gjithë dashuritë
Ikën ditët …java mbaroi
E ti je nisur kthimit në shtëpi
I shtriva krahët të t’përqafoj
Të pret nëna në të ngrohtin gji
I shtriva krahët si rreze dielli
Gjoksin e ngrohtë përherë për Ty
Shpirti veshur me ngjyra ylberi
Në të malli tretur…si një qiri
Të pres të vish si dallandyshe
Pranverës kthyer në të sajën shpi
Cicërima jote e ëmbël…ndryshe…
Më zgjon nga ëndërra….si me magji.
Më mbush ti shpirtin me zjarr rinie
Zemrën e nënës rinon përditë
Gjoksit më hidhesh… pafajësi fëmije
Ky prehër mban mbrenda gjithë dashuritë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com