Në Marsin sybukur – Valbona R. Hadri
2020
Në Marsin sybukur
Kur jeta thurë kurora lulesh
Kënga e bilbilit sjellë freskinë
Nga larg vjen një kumt i zi
Një botë e tërë përfshirë në amulli.
Gjithandej dëgjohen zëra të shthurur
Mbylleni kangjellat mos lëvizni dot
Një glob i tërë do të mbytet në lot.
Kjo terrinë kohe solli plot ligështi
Brenda të ngujuar askush se di
Gjithkund flitej për një Pandemi.
Nuk dukej si gjithmonë behari
Ishte vit i pazakont shtruar therrinë
Njerëzimi hutuar shtrirë në agoni
Secili duke menduar për fatin e tij.
Edhe miqtë e zemrës na mori kjo llavë
Na la me kujtime me zemër të vrarë.
Çdo gjë në jetë ka fundin e vetë
Me frymë Zoti të bekuar qofshim
Ta përcjellin këtë vit dreq të zi
Të kapercejmë në Vitin e Ri
Gjithë shëndet plot dashuri në sy.
Valbona Hadri
27.12.2020