Pranverë e ardhur – Semine Hasani
Pranverë e ardhur
Dhe sivjet pranvera erdhi
Erdhi shumë më herët se vitet tjera
Solli behar të bukur
Solli shumë trëndafila me thera.
Dielli në qiell po shkëlqen
Sa bukur lulet në kopshtin tim
Zogjtë në dritaren time sa bukur këndojnë
Me to zgjohem me cicërim.
Fëmijët sa bukur shëtisin kopshteve
Luajnë top dhe fishkëllejnë
Pleqtë lajnë fytyrë e tyre
Në ujin e ftohtë tek lumenjtë.
Dhe fshati i mbushur plot gjelbërime
Bujqit që mundohen të lavrojnë
Vajzat në krua me shoqe shumë
Mbushin ujë, sa bukur këndojnë.
Në fushë blegërojnë qingjat
Bletët duan të më hanë
Fluturat e bukura zbukurojnë lulet
Sa bukuri anë e mbanë.
Nga kjo bukuri aq shumë mallëngjehem
Më bën të shkruaj mbi të bardhën fletë
Duhet të gëzohemi çdo ditë
Sepse kemi vetëm një jetë.