Ti vuajtja ime – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Fuqia e zërit 93
Ti vuajtja ime
C’farë bashkësie
kur është përbetimi në kotësinë
dyshimi në kafshimin e tij
intriga nëpër këmbë
që numëron gishtërinjtë
pjella kur i do?
Më vjen keq
që keqardhja nuk ta hoqi
veladonin gri të errët.
Trokite e mëshiruar
të mëshirova
më kërkove dhimbshuri
ta dhashë.
Por moj e uruar
dashuria fitohet
nuk falet.
Ti aq kishe
s’mund të jepje më shumë
nga gota e boshatisur
qysh në fillim.
Përse jam gjithmonë i vonuar
për të kuptuar ty?
din të rrëshqasësh
në mirësinë.
Ti vuajtja ime
që luan me kodonin e engjëjve të mitur
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com