August 3, 2024

Uratë njeriut – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Uratë njeriut.

Jetë o jetë të lutem ma mbytë Sizifin e shkretë.
Jeta është me vuajtje kjo është e vërtetë.
Sado çë jeton në pallatin mbretërorë.
Kurrë nuk je i lumtur edhe me kurorë.

Jeto o jetë të lutem ma largo atë frigë.
Ma ndërto të ardhmen me një digë.
Me ujin tëndë shuaja etjen gjithë njerzimit.
Edhe pse unë do të mbetem n’vulën e trishtimit.

Edhe nësë ngjitem me guri n’maje të kodrinës.
Unë prap do ti këndoj t’bukurës së Anadrinës.
Dhimbjes mi jep krahë çë të flaturojë.
Zemrës mi jep forcë çë mos të harrojë.

N’vuajtje nuk do ta doja mjerimin.
Sepse shpirti im nuk i do as kujt mallkimin.
O njeri i mirë të pafsha me paqë në ballë.
Dashurinë pa urrejtje ta kthefsha në mallë.

Natyrë nuk e du nga ti shkëlqimin.
Nese t’vetmit njeri i jep denimin.
Zot na dhuro ndjenjë lumturie.
Popullit tim etje diturie.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
06.12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com