August 4, 2024

Në ma dëgjofshi këngën..! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në ma dëgjofshi këngën..!

Në ma dëgjofshit këngën një ditë mbi Labëri
Bëhuni ‘magjistarët’ e fjalëve të shpirtit tim,
Aty jan heronjtë, që kësaj toke i dhanë lavdi..,
Reshtuar në vargje, me kapedan,Tafil Buz Mustaqezin !

E nëse kënga do të sokëllij maleve si jehonë,
Derdhur mëngjeseve me rezet e diellit, plot magji,
Do ti ndjeni aromën e alpeve Dardane,mbi Valbon,
Duke rendur me erën majave përgjakur, mbi Çamëri !

E kënga ime pas jush do rendi në udhë trimash,
Nën vringëllimën e ‘shpatës’ që ‘kosit’ tradhëtinë,
Ison e saj do e përhap në lugje me britma oshëtimash,
Si në kohën e kapedanëve, me Tafil Buz, mustaqezin !

Aty do e dëgjoni këngën time, ku malet
rin zgjuar,
Ku trimat mblidheshin nën hënën e ‘vrar’ nga gjaku,
Ku Tafil Buzi, me Alien e madhe duke kënduar..,
Zgjonte djalërinë e Labërisë, të puthte pragun !

Në ma dëgjofshi këngën të vijë bashkë me flladin,
Duke zbritur nga malet e përgjakura të Çamërisë,
Dëgjojeni, se në gërmat e saj kam polenin e mallit,
Që kam endur në tokën, e dishepujve të lirisë !

Në ma dëgjofshi këngën lart, majave nëpër gurra,
A mbi çukat hijerënda të Salaris së madhe,
Në ‘grykën’ e Tafil Buzit, do gjeni vallen për burra.
Dhe besën e trimave, lidhur sup më sup, mes fjale !

Do ta end kudo në trojet e trimave, të gjakut Arbëror,
Lidhur si hajmali e ringjasjes, kudo ku lind një trim,
Në gryk të Mesaplikut do mbledh malet kurorë,
Të qëndis gurët ku shkelën trimat, me kapedan Mustaqe Zinë !

Në ma dëgjofshi këngën, nëpër erërat e Labërisë,
Mos pyesni nga ç’anë kan ardhur vargjet e saj,
Ato janë oshëtim brezash, nga koha e lavdis..
Që u shkrua gurëve, e trojeve Shqiptare, në ç’do skaj !

Ato vijnë nga thellësia e shekujve, si oshëtima,
Kur liria ‘flinte’ në tehun e shpatës së ‘mustaqezinjëve’,
Atëherë, kur mbi këto troje lindnin vetëm trima..,
Që nderin e burrit, e shkruanin me gjak, shkëmbinjëve !

Në ma dëgjofshi këngën brinjave, majave të Labërisë,
Si oshëtimë shpatash, që vjen thellë, nga historia,
Atje, në mes gërmash kam endur polenin e liris,
Duke pritur të riten pasëardhësit, që do lindi lavdia !
Dëgjojeni këngën time si fllad i ngrohtë lirie ,

E nëse erërat e përcjellin tutje, trojeve të ‘mëdha’..
Aty është Tafil Buzi, me levenda dhe bijë Shqipërie,
Që trokëllijnë mbi kuaj, si dishepuj të lavdive të mëdha !

Ejani me këngën time të shuajmë mallin e lirisë,
Të shënjtërojmë historinë, që djajtë e kan ‘verbuar’..
Amanetin e Tafilit, dhe kapedanëve të Shqipërisë,
Ta ngremë mbi fundërinat, që historin kan tjetërsuar !

Tomi Buzi.
30.03.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com