August 10, 2024

Tërmetit – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tërmetit

Dhëmb një brinjë ….nën’zemrën tënde ,
Nënoke , të pikon gjiri …..?
….buzët …dua që t’ju njom ,
Siç njom vesa ….trëndafilin !

Po o bij …nëna duron ….!
Siç durova , kur ju linda ,
Përmbi dhimbje ….t’asaj dite ,
Triumfoi….. dashuria !

Hajde shpirt e më jep dorën ,
Mos ki frik …s’të lëshon nëna,
Se ….terrin e kësaj nate,
Do ta zbardhin …Yjet -Hëna!

Kërkoj nënë …..të të jap lotin ,
Zbrite reve , bëje dallgë ,
Le të shkojë , në breg të detit ..
Dhimbjen , gjyshërve tu lajë !

Do na marrë ….malli për bregun ,
Kur loznim , ngrinim kalatë ….,
Atë nat , që ikëm neve …
Ra nga dhimbja …., pjes’e saj!

Në mëngjes do lindë diell !
Do na kërkoj , rrezja’e parë…
Varkat që , fillojnë lundrimin ,
Penelat shkruar , mbi valë !

Ps: Neper s’prova , dite me te bukura do vijne e Shqiperia do jetojë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com