Zoti na ka fal – Semine Hasani
Zoti na ka fal
Dhe sa luftë bëhet për ngjyrat
Disa thonë fe disa vatan
Po çfarë ndryshim kam nëse jam i zi apo i bardhë
Dhe unë kam pasur njerëz babë e nanë.
Po bëhet luftë në Siri
Sa fëmi vdesin kushedi
E sa luftë u bë për troje
Të gjitha do i mbyllim nën vorre.
Po e pushtove tërë botën thua do arrish qiellin
Apo do të bëhesh si pushtetarët që dot nuk e kaluan detin?
Jam i varfër apo i pasur dhe unë kam të drejtat e mia
Ndaj mos lëkund kokën e të bësh dredhia
Ç’lidhje kam që jam shqipëtar
Se në trojet e mia jam
Denbabaden këtë emër unë e kam.
E nëqoftë se unë i besoj Zotit nga ti ndryshe
Jemi vëllezër more vlla
Ai lëshon begati mbi çdo vise
Mbi çdo vend ka hata.
Dhe një gjë ta dish ti që në politikë krekosesh
Se botën se krijove ti
Ndaj është vetëm në dorë të Zotit
Do na fal të bardhë apo të zi…