Dasma po afron… – Laureta Poga
Dasma po afron…
Erdhi dita e mirepritur..
E bekuar nga ZOTI…e uruar..
Cohuni ! Ju, Vellezerit e mi !
Boll ne roberi e varferi !
Lahuni mbi valet blu , pafund..
Hiqni mekatet, ligesite..
Jetoni ne paqe dhe lumturi..
Te gjithe bashke , si vellazeri !
E shihni ! Lart nga qielli blu, ZOTI ju bekon..
Duajeni Memedhene, si driten e syrit tone..
Mbrojeni SHQIPERINE, qe ZOTI e bekon..
Kete Margaritar, qe bota zili e ka, e enderron !
SHQIPERIA eshte e JONA…
Dje, Sot e Pergjithmone !
Zgjohuni !
Dita po afron !
Bjeri curles o, bari..
” Digje” gajden, gajdexhi !
Bjeri lahutes dhe ciftelise,o , kreshnik..
Erdhi Dita qe ke prit ‘ !
Tundet Korabi, buzeqesh Cajupi !
Vjosa dhe Drini vallezojne..
DASMA …le te filloje !
NUSJA e bukur…po afron !!
