August 7, 2024

Tre yje që nuk fikën kurrë – Valbona R. Hadri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tre yje që nuk fikën kurrë

Ishte dimër që ngriu shpirtrat tanë
Kristalet e acarta ngrijnë dhe pamjet
Nè ditën e 17 janarit 1982
Me të kuptuar lajmin ogurzi
Mpiksi gjakun e çdo shqiptari.

Synimet e pangopura të bajlozit
Shtruan sofrën me armiqtè tanë
Futë të zezë mbështollën zemrat e atdhetarëve.

Serbosllavèt barbarè gjak në sy
Në Gjermani shlyen fluturimin tonë
Tinëzisht vranë vëllezërit e një nëne
Jusuf e Bardhosh Gervallën, Kadri Zekën krah tyre.

Në gjakim për çlirim kombëtar
Tre Lisat tanë rrënjësi shqiptare
Plisa të bardhë mbi vetulla burrash
Bashkarisht mblodhën sytë e mërgatës.

E mjera Serbi e ndertuar mbi gënjeshtra, histori të sajuara
Mendoi se mbylli kopshtin nè dry
Duke mos e kuptuar qëllimin e një gjakimi
Nga tre lisat e një fisi të një gjaku
Lindi liria dhe një tokë lulegjaku
Dy milion sy shqiponjash morën fluturimin mbi Dardani.

Valbona R.Hadri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com