Nënës – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në vend të letrës
Nënës
Kot më pret tek dera
si netëve të vona dikur
kur isha gjimnazist
Kot më pret rreth sofrës
të dielën e pashkëve
t’bekuemen me shijua
Kot mos derdh lotin
s´është ashtu si thonë
se pesha e jetës më është rënduar
Vetë Ti më ke thënë
jeta është luftë
që duhet fituar
Augsburg 1994
(jeta e censuruar)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com