Per kenge – Fatmira Lazaj Milori
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Per kenge
Shelege , bejkë manare ,
Dil moj dil ,nga port’e madhe ,
Të vdekurit seç i ngjalle,
Të gjallet i vdiqe fare!
Mbushje ujë , ku rridhte borë ,
rrjedha , të këndonte këngë ,
Më mbush ti , bejka mes hollë ,
Trëndafil ….vesa e njomë !!
Qerpikët kapak sahati ,
Marrë , bija nga i jati ,
Nga e jëma , hënë në qiej,
Aman , Zot …të më bësh diell!
Dil moj bejkë , bejkë vëndi ,
ku pikon , pikë …Golëmi ,
Në Gravë , thikë në majë,
E hiqte ….vallen një zanë !
Dielli ….dilte pa gdhirë ,
Çajupi pa ngrohur mirë ,
Bejkat loznin në lëndinë ,
Gërshet verdhat , trëndelinë !!
Bejka, që ndriste më hënë
Hidhte vallen rëndë-rëndë!!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com