Rrebeshi i dëlirë – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një fundjavë plot shëndet e shpresë përmes këtij cikli poetik.

Rrebeshi i dëlirë

E akullt hungërima e egërsisë në strofull,
Hidhërim i dimrit nuk iku, s’u shkund!…
Mrekullia natyrore lazdroi pyllin,
Gëzohem në tjetër vizion, në tjetër fund.

Universi më vjen në tjetër lëvizje,
Në kënaqësi çfar ekzistencë jete?
Ruajtur nga pylli si zgjim lirie
Nën degë e rrënjë,mjaltë në koshere.

Tufë e shpendëve në zgjim pranvere,
Puplorët në krrakitje si tjetër rrufe;
Në hymnin e përvitshëm të një ëndre,
Në gjumin e pyllit që më nuk fle.

Foshnjëri e bimësisë nën lagështi,
Fanar të rinj në lulzimin brengë;
Nometë e mbushur deng nga nxitimi
Kan flakur tutje çdo komoditet.

Kaluar nga tufani,luginës freskuar,
Faleminderit e shkuar e rrebeshit të mirë;
Zymtësi e luginës,shebojë gjelbëruar,
Për shpirtin tim një stinë e dëlirë.
Prillë 2019

MJEGULLA E FERRARËS

Kur netëve në mërgim
Klithmë e sorrave mbi pjergull më zgjojnë,
E mjegull e Ferrarës
Mbyt çdo gjë në verbim;
Makthet në shpirt më kaplojnë,
Trishtimi më mbyt për atdheun tim.
2019

VEZULLIMI I VENDLINDJES

U shtriva të flija në qoshkun e stranierit,
Kukunë e qyqes në mëndje dëgjoja.
Pa pritur u gëdhi pa këngën e gjelit,
Me simbole e rrugë të panjohura.
2020

TELEVIZIONET MË THONË

Televizionet më thonë:
Korona udhëton në oqeane njerëzish.
Në mes të rrugës u ktheva
Me dëshirën për jetën.
Që aherë, para meje
Njerëzit me dorë në zemër ngjatjetojnë;
Rrugëtimet e Norman Betynit
Dëshirën për jetën më shtojnë.
2020

PIKATORE

Komente feizbuku
Lëvdokan poezitë e mija.
Gjithë,gjithë dy fjalë,
Me pikatore ndjesia.
2012

VETMI

Këtu në qytet
Kam tre vjet
Pa degjuar ta ta-në e barinjve,
Në brigjet e Erzenit
I dëgjoja çdo ditë.
2013

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com