August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur ta publikojmë librin e 5 të, të rradhës të botuar
patjetër, që do gëzohem unë si krijuese me qellimin e Bamirësisë.
Bashkë i kemi ndare emocionet e këtyre poezive lexues te dashur .
Në këtë libër jemi bashkëautorë…… si gjithmonë do e mirëpresim duke i thënë……..

Eja…….

Mos u shmang
nga zhurma e papritur
e padëshiruar
e padëshifruar.

Zhurmëmëdhajat
që s‘kanë të bëjnë
në fjalëbesë
për mos të qenë vetëm.

Për t’u ndjerë në fuqinë e kohës
në çastet e duhura
të dhimbshurisë që mpak qelizat
e të bën të lëshohesh.

Atëhere kur s’duhet
kur s’don të dorëzohesh
me duart lart të bërtasësh
në një kumbim zëri.

S’ngjan me zërin tënd
por je ti,që lodron nervat
në prehrin për t’u qetësuar
Bërtit!

Ndihmë!
sa keq që askush s’afrohet
prandaj eja ti
sikur e nëpër ëndërra

Eja……

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com