August 3, 2024

Loti njomë – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Loti njomë

Dhimbjes po i jap forcë.
Për ta shtyrë me gjoks,një kodrinë.
Dua të eci i zbathur,në tehë shpate.
Rrugëtimi im t’ketë,gjurmë gjaku për ty.

Edhe pse nuk je mbi tokë.
Unë tërë kohën jam i gjallë,në dhe.
Dritë nuk pa ma jeta ime.
Nga ajo ditë kur ike Ti.

Ma more edhe diellin,nuk di pse.
Shumë ma lëndove jetën e parë.
Kurë unë për ty shkula,hujntë e gardhit shekullor.
E dashta jetën n’fole me zogjtë e tu.

Tani si ti shpëtoi zogjtë nga dimërat e acartë.
Sfidat n’beteja i kaluam bashkë.
Ti ishe shtrirë n’kopshtin tim jetësor.
Pranverat vinin e shkonin me lule,pa i parë.

Stinët ecnin shpejtë,pa i pa syri jonë.
Të gjitha i realizuam,fillove të përballësh,jo me mua.
Me një sëmundjej të shëmtuar shekullore,e ardhur si vetëtima.
Ti veç fillove t’ë ma kthesh shpinën.

Doje t’më kalitësh për ndarje.
Unë si besova natyrës,se nuk isha mëkatarë.
Por zoti kishte vulosur mortin tëndë, për në përjetësi.
Me buzëqeshje dhurove shenjat,se po iken në jetën
të dytë.

Kërkove çë ikja të jetë paçësore.
Unë nuk e doja.
Kur pashë pafuçinë time.
T’kapa n’dorë u luta n’guri,ndru,n’zot e n’fe.

Eh ti ma dhurove shiqimin e fundit në sy.
Dhe nga ajo ditë,mbeta i vdekur mbi dhe.
E tani unë jam njeri dheu.
Kërkojë ç’ë dhe mua t’më ketë a’i dhe si ty.

(Bashkëudhtarës,engjëllorës së pesë fëmijëve të mi)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
19.10.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com