August 7, 2024

Na ka humb dashnia – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NA KA HUMB DASHNIA

…në Mërgim
-Endrrat morën rrugëtim,
lanë fëmine dhe rininë,
ku nuk shkruan,fluturim,,
kaluam dete,oqeane ,kontinente,
nuk harruan dëboren të ftohtin ,
edhe pse jetojmë në xhumgel,tropik.
Endrrat mbeten gjithmonë shtegtare,
me fole nisje,shpirtra në fluturim.
u përplasem ku na cuan valët,errërat,
as nuk e dimë akoma ku do mbrijmë,
me ëndrrat hapesire në tokë e në qiell.
Gjithcka përqafuam,të keqe apo te mirë,
murit me kokë i ramë,por ia dolem mbanë
me hir e pahriedhe ariut i thamë dajë .
Një gjë na mbeti peng në kët botë,
atje ku lamë shtëpinë ,njerëzin,shoqerin.
këtu i kemi te gjitha,mungon shpirti i pasur ,
ritem nje pemë të begatë,por në tok’ te huaj,
mbetën zemrat boshe,jena ftoh në miqësi,
larg syrit e zemrës,na kanë harruar edhe emrin,
kështu ndodh,thosh Konica,kur je në mërgim
s’jemi si më parë, Na ka “humb” Dashnia.!
@ Luan Kalana,Florida USA.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com