August 3, 2024

Një flutur në zemër – Aleksander Çulaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një flutur në zemër

“Unë jam fajtor për vargun sublim,
Ti tingull i ëmbël i këngës sime”.

Lumenjtë e kristaltë të mbitokës,
Gjatë rrjedhës anë e kënd,
Si mirësi humane lulesh bione
U ulën, zunë vend në shpirtin tënd.

Prej dyndjesh të zjarrta pasioni,
Ndjenjës ia pranuan tingullin moral,
Aty zogjtë e butë morën krahët e jetës
Si realiteti më i çiltër universal.

Djersa e shkujdesur e lëkurës së ylbertë
Nuk kish si të mos ndjente vrujimin e gjakut,
Që çel si lulëkuqe në lëndinën e grunjtë
Me delikatesën e një fluture dhe vargut.

Sytë e saj kadife ― dy globe burim-dritë,
Buzët harkqeshur ― ëndërr djaloshare,
Pranverës vajzërore ia ndez yjtë
Me fytyrën e flamtë të bukurisë vrastare.

Me flokë dëbore e vesh natyrën në të bardhë,
I jep frymëmarrje duke e përqafuar,
Aty lumenjtë zbërthejnë nga një komçë të artë,
Nga dashuri e saj përjetësisht dhuruar.

©/Copiryght: Enti i Teksteve Shqip.
– autori: Aleksandër Çulaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com