August 2, 2024

Pranverë lidhe besën me hyjninë ! – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pranverë lidhe besën me hyjninë !

Pranverë e bekuara stinë,
lidhe besën me hyjninë!
Të mbrojë tokë e njerëzi,
të largojë tmerrin e zi.

Pranverë ti je e bukura,
lulja e prillit gjithë aromë,
ti je freski,që ajrin pastron,
ti je besa që nuk tradhëton.

Pranverë pëmë lulëzuar,
pranverë aromë pushtuar.
Je e freskët dhe e nxehtë,
stinë e bukur që ke besë.

Pranverë, ti që lulet çelë,
ti që borën e shkrinë,
ti që je bukuri në natyrë ,
na jep besën për shpëtimë.

Shkrijë virus e shkrijë halle,
bëj natyrën t’prijë n’valle.
Lidh besën e vesës tane,
me lot e shpirtit të një nane.

Lidh besën e luleve tuaja,
me dashuritë e lulëzuara.
Lidh besën e gjetheve tuaja,
me shpresën për tu zgjuar.

Lidh besën e rrezes dritë,
me t’bukurin, ëngjëll që lindë.
Lidh magjinë që ti ke,
me shpëtimin e kësaj jete.

Thurë kurorë me fije ari,
banë i lumtur të vijë behari.
të lirë të puthim bukurinë.
Lidhe besën me hyjninë!

Albina Ceka autore Albania
04/2021
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com