August 10, 2024

T’i erdhe! – Vangjel Pellumbi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

T’i erdhe!

T’i erdhe!
Dhe u shtrive ngadale mbi krevat,
Me faqe prush te kuqe flake,
Kjo skene mbeti ne burimet e syve te mi,
Mbeti pasqyruar, dielli si gonxhe trendafili.

Ne tri kopcat e hapura mbi gjoksin tend ;
I hapi fletet nje trendafil i madh e i bukur!
Dhe ishte i njome trendafil’i bardhe,
Si vete ti pranvere !
Me gjoksin e fryre,
Si ftonj aguridhe !

T’i erdhe!
Mbeshtete buzet e tua mbi te mijat,
Qe kishin mbetur te hapura nga habija.
E humba nga trendafili, qe derdhte,
Gonxhe margaritare!

Te hedhur rrobat e vjetra sa andej – ketej,
Qe ne kerkuam nga kjo skene
Gonxhe dashurie
Me te puthura e perqafime,
Atje ku dielli falte dashurine ..!

E ti erdhe te me falje lumturine.!

Autori Vangjel Pellumbi
Prill 2020
Tren korce Albania.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com