August 10, 2024

Vëllait tim : Arun Memo Lazaj – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vëllait tim : Arun Memo Lazaj

E mora vëndin me radhë
Të kërkova dhe mbi malë ,
Qante motra të vëllanë
Pëndë’e korbit , nuk është zbardhë …….!

Atje larg që nga korije ,
Syt filluan bënin hije ,
Ujana derdhej ,s’qe tharë,
Nëpër faqe , lën’ugar!

Të kërkoj me fustanellë ,
Për brezi ….të treqind palë,
Dielli , e kthente dritën,
qielli , me re të bardhë!

Dhe një shkëmb …që kisha pranë,
burimi , që s’kish të ndalë,
Prometeu ishte gjallë ,
Fjala të , peshonte Ar !

Zgjatja dorën …nëpër erë ,
Mos kapja mbi fustanellë ,
Të mirrja kujtim një palë,
si dikur ….vajzë në pajë!

I ri ishe ….kur të thirrën….
“Baba Aruni “ me sharte,
Ishte emër mënçurie ,
Shtatë hedhuri në male!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com