August 7, 2024

Brenda vargut – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Brenda vargut

Mos ma vritni poezinë
E kam njësh me perëndinë
Brenda saj mbetem i tretur
100 vjet mbasi kam vdekur

Në çdo gërmë një pikë loti
Në çdo varg një psherëtimë
Në çdo strofë siç deshi Zoti
Është një copë nga shpirti im

Brenda janë brengat e jetës
Ka tufan dhe suferinë
Janë dëshmitë e së vërtetës
Nga lindja në perëndim

Brenda janë lulet e majit
Janë ëndërrat mirësia
Po janë dhe lotët e vajit
Dhuratë nga perëndia

Brenda është zëri bilbilit
Është kënga përmbi buzë
Që rrjedh si uji i burimit
Është një shpirt e s’është një gur

Prandaj s’vritet poezia
Se mërzitet perëndia
Vritet shpirti brenda mbetur
Nëpër vargje,strofa tretur

Vlorë 10/04/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com