Pa emër – Valbona R. Hadri
Pa emër
I lidhur me vetveten një i marrë
Me kollare e këmishë të bardhë
Sillet rreth mullarit të sanës si një kalë
Nuk di si të ngopet me vetveten
Jargë kërmilli derdhën përreth tij
Pamje tè pështira flet fytyra e tij.
E njoh mirë ketë shoqëri mjerane
Me të paditur ndërton kulla prej letre
Është vështirë me dalë në pah njeriu
Antivlerat janë gjithkah të kurdisura.
Të njoh o njeri i pa emër i pafytyrë
Fshehesh pas një letre të pavlerë
Medet për një milet, nuk je i vetmi ti.
Mos harro nga vjen ti o njeri i zi
Asgjë në ty s’të ben të jesh njeri
Ke ambicie të dominosh i paqenë
Gjininë e bukur ta nënçmosh në sy.
Si nuk e sheh rrjedhën e fjalës sate,
flet dokrra të papjekura në mend
Të tjerët pranë pasqyrës sate të thyer
Me qeshurina dhe të vjella i mban.
Sa njerëz humbën dhe ti u zgjodhe
Luftën e tyre e bëre kollare për vete
Këtë vend nuk e meriton ti o njeri
Je i pa ditur t’i ndezësh dritat mbi Dardani.
Duhet gjetur një njeri – i them Zotit
Të ndëshkoj farën tënde futë të zezë
Ti nuk je njeri, sall një pamje e pavlerë.
Valbona R.Hadri