Pranvera e viteve – Brahim Avdyli
Brahim AVDYLI:
PRANVERA E VITEVE
1.
Si duket
dridhjet e kohërave
nga e kaluara në të ardhmen
pjesët e ditëve i ndajnë
e nëpër hapësirë
deri në infinitin e panjohur
shkon
flaka e mendimeve-
pravera na digjet
nëpër vargje!…
2.
Pragu i lirisë
më vjen dhimshëm,
befas jam ndarë
nga prangat e jetës
në vitin shtatëdhjetë e nëntë
e tetëdhjetë e njëshi
na zuri nëpër botë
të trodisnim ndërgjegjen e shukatur
pak prush të lirisë
të na lejohej
për vatrën e sfilitur!…
3.
Asnjëherë nuk e kishim
kurrë më të copëtuar
qenien kombëtare-
Çamëria digjej
nëpër zjarrin e pashaur
të etjes së parë,
ndarë ishte nga vendi
me briskun e prishtë!
4.
Meqedonia
qe shpërfillur
nga origjina e vet
e Shqipja e gjakosur
mezi shpëtonte
pa pendla
dikund në një shpellë,
kryqytetin e Dardanisë
e grabitën konglomeratët
e gënjeshtave të pafund
pyesnin shpopullimet
çështë plisi i bardhë!…
5.
Njëqind mijë hijena
e thithnin gjakun
kudo në Kosovë,
Nishi
kishte dalur nga lëkura
e nxirrej
i panjohur prej rrënjësh,
shpërngulej nga dhuna
vritej nga pabesia
e fëmijët
zhdukeshin
nga frymëmarrja e lirë!…
6.
Çka kemi për të thënë
në këtë shkrim të revoltës,
Tregu i Ri
ishte zgjuar jermisht
e vidhte pa pushim
jetën plot vuajtje
nën çadrat e huaja,
e një Mal pat mbetur
tërësisht i Zi
nëpër shkrepat e dhembjes
nga vrasjet e vjedhjet
pa ndenjën e lirisë!…
7.
E keqja
na u rittë
edhe midis nesh,
kush i njeh
bijtë e lindur
nga pritja shekullore,
ditës sonë ti prijnë
e t`i bashkojnë
copat e dhembjes
në një kopsht drite!…
8.
Nuk u përplasa për tituj
për poste të larta
me nga një rreze drite,
katërdhjetë e një vit shkuan
pa e gëzuar shpresën
për një ditë të bardhë,
nga fukoma e dredhive
pa e qetësuar
zemrën-
vorbull të viteve!
9.
Tani
po i vie fundi
dridhjeve të kohërave,
duhet menduar
se a i kemi lënë vend
sofrës së madhe,
të gjithë bijtë e Diellit
të ngrisnim
nga një gotë rrezesh
vetëm me buzëqeshje
të jetë
pranvera e viteve!…