August 3, 2024

Puthje lirisë – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Puthje lirisë

Në ballin tuaj histori e përvluar.
Rivarrimi i juaj më dha erë Atdhe.
N’liri i gjallë i shkruar.
Pa hezitim ta putha ballin me dhe.

I madhi trim i shenjtë.
Adem i tokës Adem i qiellit.
Falenderit buzëve që shijuan lirinë e shtrenjtë.
Ti e kalvari yt larguat amullinë e territ.

Pusho i lartësuar n’memorial.
Bashkë me gjithë feniksët e altarit.
Ju do të jeni gjithnjë natyral.
Edhe në acartë e janarit.

(Respekt,prof,dr.#Arsim #Gergjaliu,mjek për ekspertizë ligjore në Kosovë.
Ti u tregove atdhetar.
Për puthjen çë ja dhe në ballë.
Komandantit Legjendar.
Nga varri e nxorre t’gjallë)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
11.04.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com