August 9, 2024

Dialog poeti me shqiptaren – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

dialog POETI ME SHQIPTAREN
…Nenave,Grave,Vajzave,Mbesave,princeshave Shqiptare.
A Poeti – Fytyra jote pasqyrë e bardhë,
liqen kaltërosh ku lëkunden valë,
ato që do thuash,s’ m’i merr mendja,
t’i lexoj në buzeqeshjen,në rrudhat në balle
Të kuptoj edhe kur fsheh fjalët,
kur qan e qesh,per mire e per keq,
s’jam profet,shkronjes i thjeshtë,
mos fol,te flet shpirti i shenjte..
Të këndoj moj hallemadhe,
të njoh dhëmb e dhëmballë,
mos më thuaj kush je,
njoh fisin, e tët mëhallë !
Edhe po të verbohem fare,
fytyra jote,dilelli qe shkëlqen,
zemra lotët engjellore m’i rëfen,,
jam krenar me Ju,lozonjare,
Moj Princesha SHQIPETARE !
B-SHQIPETARJA
-Ta dish o njeri sa shume te dua ,
se c’eshte dashuria ,magji per ty,
t’i ende s’e di,do cmendeshe pas mua,
gruaja nuk shtiret,eshte qenie e fshehur,
eshte meleme per plage,mjalte e limua.
Prane me ke si vazo “lule mos me prek”,
do me mbaje si ne pellembe nder duar,
dashurine hyjnore te vertete,s’e ke provuar.
Nuk do me lendoje me ngacmime e xhelozi.
ti ende s’e di,se celesi i dashurise tone,
eshte ne zemren time, ajo vlon si ne rini,
“shpella e thesarit” eshte ne trupin tim,
s’ka te krahasur me mjalte dhe flori.
Dashuria ime per ty,s’eshte fjale e poezi,
ato jane enderrime pa jete,per lexime,
dashuria e gruas engjellore,e pakufijshme,
eshte ndjenje njerezore,me prekje shqisore,
-Te lutem,falme me shpirt “puthje dashurie”,
shkrije me buzeqeshjem time fisnikerie ,
o zemer njeri, gruas shenjtore te dashuruar !
@ Lumeka .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com