Ëndrra e përjetshme! – Haziz Hysa
Ë n d r r a e p ë r j e t s h m e !
Sa shekuj….
Ëndrroi dhe luftoi
Ky populli i vuajtur
Për ty e dashura Shqipëri.
Sa e sa gjenerata u flijuan
Për idealin e bashkimit tonë.
Nënat tona Lindin trima e hero.
Amaneti i tyre ishte lirinë ta gëzojmë!
Ëndrra ime e fëmijërisë
Shetiste per vendlindjen.
Nëna ime më frymëzoi
Atdheun si me dashtë.
Ëndrra e ime e rinisë
Kosovën e robëruar
Trishtueshëm e përkujton…
Realiteti tani,Kosova shtet u ba.
Ëndrra që sot më shtërngon
Bashkimi i trojeve shqiptare
Do të vijë një ditë pa bujë e luftë
Trojet tona etnike… të bashkuar.
Sikur deti i mbushur me gjallesa!
Trojet tona mbushur me arturinë.
Kemi privilegjën të i gëzojmë dy shtete.
Amaneti i i Rilindasëve mbetët ëndërra e pa kryer.
Mynih.17.04.2021.Haziz Hysa