August 9, 2024

“Larg syrit, larg zemrës…” – Delo Isufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Larg syrit, larg zemrës…”

Anë detit endej çdo mbrëmje,
Me një kone të vogël në dorë,
Të gjithë e shikonin me ëndje
Zonjën syzezë me belin e hollë.

Pastaj ulej në një stol druri,
Poshtë një neoni dritëvakët,
Ndoshta priste t’i vinte burri,
Ndoshta ndonjë mik i largët.

Shkruante a lexonte nuk e di
Se një bllok mbante në dorë
Drita e neonit ndriste si qiri,
Mbi zonjën me mesin e hollë,

Por një mëngjes kur dielli doli,
Dhe mbi ishullin hodhi shtat,
Zonjën që djali e mbështolli,
Lundronte në qiellin e shtatë

Zonja nuk u pa të vinte më,
Në stol la aromën e femrës,
Pulëbardhat thoshnin nën zë,
“Larg syrit, larg zemrës…”

Delo Isufi, botuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com