Liri sy e ke ilirin bashkë me hazirin – Ali Halim Tahiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Liri sy e ke ilirin bashkë me hazirin
Ata janë kurora.
T’bardhë si dëbora.
E t’nxehtë si dielli.
Me bukuri qielli.
Nëna me gji t’artë.
Rritë trimin e zjarrtë.
T’jetè si krushk dasmori.
Ai gjak lirie,Ilir heroi.
Hazir djalë Tropoje.
Hero,n’tona troje.
Mal me erë t’pranverës.
Forcë zjarri,pushkë e Aqarevës.
Ju dy djemtë e nënes.
Jeni dritë e hënes.
Iliri n’Shqipni.
Haziri n’Dardani.
(Dedikuar dy heronjëve #IlirKonushevci e #HazirMalaj.”Betejat n’luftëra kanë pabesi,por dëshmorët n’liri kanë,nderë vlerë e pavdekësi”)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
06.01.2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com