Malli më ka marrë – Valbona R. Hadri
Malli më ka marrë
Librin e shfletoj me gishtin tregues
Dua t’i lexoj fjalët e kushtuara shpirtit tim
Unë tharë brenda jashtë digjem zjarr
Dua të shkruaj për mallin tim të vrarë.
Do ta mbledh vajin tim në një lotore
Lotët t’i bëj vargje rruazash për poezi
Gjithë mallin që kam për ty ta shkri
Ta bëj një përmbledhje pèr ty dashuri.
Shpirtin ta kam fal në ditën
kur të pashë .
Qè ta kesh gjithmonè n’brendi.
Nuk e di a e kujton lulen e çelur në mua
A po jam e tretur në harrimin tënd.
Dua të të shoh të të puth në ballë
Ta shuaj mallin për ty që më rëndon
Ta përcjell rrjedhën e lotit tim
deri tek buza jote e tharë.
Aty ku fillon njelmësia e ëmbël
Në shijimin e parë buzë më buzë
Ta kuptosh peshën e mallit që më ka marrë.
Valbona R.Hadri
13.02.2021