August 9, 2024

Malli. nuk. soset. kurre… – Laureta Poga

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Malli. nuk. soset. kurre…

Ika brigjeve te Jonit, pa kthyer koken…
Me nje valixhe , plot endrra dhe lote..
Pak dhe’ futa..e putha fort..
E mora tutje…ne tjeter toke !

Vendi im ! I lashe aty vitet rinore..
Ne ato kalldreme perrallore..
Te futa ne zemren time..
Me mall dhe lote, neper vegime !

Te lundroj mbi vale…
Te therras sa kam ne koke..
Se MUA…malli me ka marre..
Per ate vend, per ate toke !

Po, zemra eshte e forte..
Kembadoras do te vete..
Dhe do ta puth ate toke..
Do t’ i fus ne shpirt ato vende !

Dhe bari te me kete mbire..
Dhe varri te me jete harruar..
Gjaku im s’ do te jete ngrire..
Zemra ime s’ do te jete shuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com