August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me ty

Mendova se do të ngjitem lartesisë qiellore për të prekur bukurinë veçane që se shijon dot njeri.

Me ty doja të isha e tretur në tingullin e këngës së zogut në fillimvere plot ngrohtësi .

Me ty do të doja të përmbush çdo mangēsi dhe agimet parajsore të zbardhin vetëm për ne te dy.

Me ty ëndërrova dhembjen t’a kthej nē lumturi,që çdo fjalë shpirti të jetë gëzim drite në syt e mi

Me ty doja tē isha mbrëmjeve në verën e vonshme ku pëshpërisim vetëm ne te dy.
Tek ty doja të isha e vetmja dashuri .Në syt e tu e vetmja rreze drite dhe burim jete për ty.

07.04.2021
Valbona R.Hadri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com