August 3, 2024

Ndoshta qielli të krijoj ty! – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndoshta qielli të krijoj ty!

O moj vajzë moj bukuri,
që rri shtatë hedhur aty,
me atë tandën ëmbëlsi ,
ndoshta qielli të krijoj ty.

Ndoshta qielli t’dhuroj n’sy,
ngjyrën e tijë krejtë magji,
ndoshta dhe hana ishte aty,
ata të krijuan,moj mrekulli.

Ndoshta gjith yjet ishin aty,
e pikturuan gjithë fantazi,
shkëlqimin ta dhuruan ty,
të bënë dritë për sytë e mi.

Herë fllad,herë erë tu fry,
esencë jete dhe premtime,
profumë ,që rrinë gjatë aty,
mes këtyre pakë lumturive.

Deti të dhuroj dallgën ty,
të krijoj trupin si një selvi,
shijen e kripës e la ai n’ty,
loti tregon ,të tijën magji.

Ato flokë ngjyrë floriri n’kry,
që ti dhuroi me gëzim dielli,
n’kombinim me t’bukurit sy,
të derdhen mbi supet selvi.

Ëngjujt ndoshta t’veshën ty,
me petkun e artë e mirësi,
magjinë e tyre ta lanë në sy
e na dhuruan këtë mrekulli.

Albina Ceka autore Albania
17/04/2021
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com