August 4, 2024

Thërrime malli – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Thërrime malli

Fryu kjo erë e bregut mbi valë kaltëroshe
Detin blu të errët,sikur përkëdhel
Ç’mu zgjuan kujtimet vajzë bukuroshe
Ato më të vjetrat , fshehur diku thellë

Më kujtoi shkëmbin me stërkala vale
Atje diku fshehur rrinim ne të dy
Unë djaloshar e ti lozonjare
Dhe sa shume që flisnim ,shiheshim në sy

Thellë në sytë e tu, veten t’ime shihja
Veçse shumë i vogël ,dukesha aty
Sa herë më buzëqeshje ,thellë në zemër hyje
Dhe sa shpesh më thoshe,jam në sytë e tu

Buzët më nuk flisnin, fjalët qenë mbaruar
Qiellit të zhuritur ishim diku lartë
Dëshirat i shprehnim,yjesh të shkrumbuar
Sa të tjerë u shkrinë, zjarrit të pamatë

Tik-taket e zemrës kishin ndezur zjarrin
Ne as që e ndjenim ftomën e acartë
Mbi flokët e tua,seç e derdha mallin
Dhe ti mallin tënd mbi buzë e mbi qafë

Kjo puhizë e detit më çoi shumë larg
Me mall jam ngarkuar edhe shumë kujtime
Që të mos humbisnin,sot i lidha varg
Me mundim i mblodha, thërrime-thërrime

Leandro Xhemali
Vlorë 13/04/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com